Transmetuar më 08-09-2021, 23:29

Përditësuar

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu papritur sonte në spitalin Covid në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, raporton noa.al. Më herët, mediat lokale folën për mbi 20 viktima.

Raportohet se pjesa më e madhe e viktimave ishin pacientë. Prokuroria thotë se identifikimi i tyre bëhet i vështirë ndaj do të bëhet përmes ADN.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktua zjarri fatal, tha se flakët nisën në orën 21:02.

Kurse zëvendëskomandanti i zjarrfikësve në Tetovë, tha se zjarri është shuar i tëri në orën 21:45.

Ai tha se ndërsa po digjej spitali, ka vazhduar nxjerrja e viktimave që ishin brenda.

Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan flakët e papritura të zjarrit.