Transmetuar më 09-09-2021, 18:20

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5812 testime, 998 raste të reja, 3 humbje jete dhe 866 të shëruar në 24 orët e fundit 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 998 qytetarë, në këto bashki:

306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

Janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19 3 qytetarë: një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 998

Të shëruar në 24 orë 866

Të shtruar në spitale 149

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 5812

Testime totale 1,101,062

Raste pozitive 154,316

Raste të shëruara 139,257

Raste Aktive 12,528

Humbje jete 2,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4870

Shkodër 1696

Durrës 1213

Fier 967

Vlorë 917

Lezhë 716

Elbasan 664

Berat 459

Korçë 310

Gjirokastër 269

Kukës 273

Dibër 174