Transmetuar më 10-09-2021, 01:43

Presidenti Joe Biden ka njoftuar masa gjithëpërfshirëse federale për Covid. Këtë masa kërkojnë që punëtorët në kompanitë e mëdha të vaksinohen ose të përballen me testime javore.

Masat e reja përfshijnë dhe vaksinim të detyruar për 2.5 milionë punonjës federalë dhe ato vijnë ndërsa presidenti është nën trysni për të luftuar një rritje të Covidit, raporton noa.al që monitoroi fjalën e z.Biden.

Covid ka vrarë 650,000 amerikanë dhe spitalet në mbarë vendin janë mbushur.

Zoti Biden kishte premtuar një "verë lirie" nga virusi. Por në vend të kësaj varianti Delta është shfrenuar.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë të enjten, Biden i njoftoi Departamentit të Punës urdhrin që të kërkojë nga të gjitha bizneset private me 100 ose më shumë punëtorë që të urdhërojnë vaksinimin e tyre ose të kërkojnë prova të një testi negativ Covid nga punonjësit të paktën një herë në javë. Urdhri do të prekë rreth 80 milionë punonjës

"Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush," tha ai ndërsa zbuloi planin me gjashtë pika.

Gati 17 milionë punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor në objektet që marrin fonde federale gjithashtu do të përballen me të njëjtat kërkesa, tha ai.

Bizneset që nuk respektojnë rregullat e reja përballen me mijëra dollarë gjobë për shkelje.

Një mandat i veçantë federal, për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se do të ndikojë në 2.5 milionë punonjës të qeverisë, zëvendëson urdhrin e mëparshëm të Biden që lejonte punonjësit e qeverisë t’u nënshtroheshin testeve të rregullta nëse nuk dëshironin të vaksinoheshin. Tani punonjësit që refuzojnë vaksinën mund të pushohen nga puna.

Rregullat e tjera që shpali zoti Biden përfshijnë:

Dyfishimi i gjobave për udhëtarët në aeroplanë që refuzojnë të mbajnë maskë;

Urdhri për të përshpejtuar krijimin e paketave të testimit të shpejtë në shtëpi;

Instalimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në zonat që përjetojnë rritje të rasteve;

Rritja e ritmit javor të dërgesave të trajtimit të antitrupave monoklonal falas në spitale. /noa.al