Transmetuar më 10-09-2021, 12:50

Ndërron jetë nga kovidi gjyqtari i Gjykatës së Korçës Maksim Qirjazi.

Mësohet se aika qenë gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Qirjazi ka qenë prej 10 ditësh i intubuar dhe nuk e fitoi betejën me Covid.

Sipas informacioneve pas gjendjes së rënduar është transportuar në kryeqytet ku ka qëndruar për 10 ditë i intubuar në spitalin Infektiv, ku edhe ka ndërruar jetë.

Qirjazi humbi jetën nga sëmundja e rëndë që ka pushtuar tërë botën, në moshën 65-vjeçare.