Transmetuar më 10-09-2021, 14:32

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka përfunduar identifikimi i trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që përfshiu spitalin ku po kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19.

“Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar për Dojçe Vele, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Nga Stankov bëhet me dije se identifikimi i trupave është kryer me ndihmën e familjarëve të viktimave, MPB-së dhe Njësitit për hetime.