Transmetuar më 11-09-2021, 16:48

Miliona përdorues të celularëve android janë në gatishmëri pasi pajisjet e tyre mund të jenë të infektuar me virusin Joker dhe ky virus është rikthyer për të dëmtuar telefonat e poseduesve të tyre.

Google Play ka hequr aplikacionet nga Play Store, por përdoruesve të Android gjithashtu u kërkohet të fshijnë aplikacionet nga telefonat e tyre.

Sipas ekspertëve që raportojnë në blogje, virusi mund të hakojë informacione të tilla si kontaktet, mesazhet me tekst, si dhe të regjistrojë përdoruesin në faqet që ofrojnë shërbime me pagesë sipas kompanisë së sigurisë kibernetike Quick Heal Security Lab.

Këto aplikacione që konsiderohen të rrezikshme janë:

Auxiliary Message

Element Scanner

Fast Magic SMS

Free Cam Scanner

Go Messages

Super Message

Great SMS

Travel Wallpapers

Në një deklaratë, policia belge u bëri thirrje përdoruesve të heqin aplikacionet dhe tha: "Paralajmërim: Virusi Joker është përsëri në Android.

"Rrezikoni një surprizë të pakëndshme në fund të muajit në llogarinë tuaj bankare ose kartën tuaj të kreditit."

Virusi u zbulua për herë të parë në vitin 2017 dhe që atëherë, Google Play ka hequr 1,700 aplikacione të infektuara me malware.