Transmetuar më 11-09-2021, 22:19

Tirana në solidaritet me popullin amerikan është veshur me ngyrat e flamurit të SHBA për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit.Sot u shënua 20-vjetori i sulmit teksa kryebashkiaku Veliaj shkruan se Tirana e di shumë mirë çfarë do të thotë terror, qoftë fashist, komunist apo si ai i 11 shtatorit në Nju Jork.

Ai thekson se asnjëherë nuk duhe të harrohen ata që luftuan për vlerat.

STATUSI NGA ERION VELIAJ

Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë ai fashist apo komunist, apo ai i 11 shtatorit – që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe shoqëritë tona të hapura. Në Tiranë ndezëm dritat me flamurin amerikan për të mos harruar kurrë ata që ranë dhe që luftuan për këto vlera