Transmetuar më 12-09-2021, 16:16

Aktorja Salma Hayek ishte një ndër femrat të cilat arritën të triumfojnë menjëherë në Hollivud. Hayek që prej fillimeve të saj ishte e ftuar nga figura të mëdha politike në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi ajo ka treguar se ish presidenti i SHBA, Donald Trump, është përpjekur ta bëj për vete dhe të dali me të.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, asoj kohe njihej si biznesmen i suksesshëm dhe karizmatik.

Sipas saj Trump, u tregua i sjellshëm dhe hëngrën darkë bashkë. Në një moment kur Salma kishte ftohtë ai i ofroi xhaketën e tij dhe e mbuloi me të. Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, ama vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për tu takuar me të.

“Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im? Ky e di që kam të dashur edhe ja thashë, më pas ai më tha se i dashuri nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të”, ka treguar ajo.