Transmetuar më 12-09-2021, 22:00

Një burrë u vra sonte në Gjilan të Kosovës pasi i bënë atentat dy persona të cilët pais hapën zjarr ndaj tij u zhdukën në drejtim të paditur, raporton noa.al.

Policia lokale tha se ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Gjilanit.

Viktima, një burrë 50 vjeçar, ishte duke pirë kafe kur dy persona të panjohur i janë afruar dhe kanë shtënë në drejtim të tij.

Viktima është banor në Bujanoc. Ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia tha se autorët, kanë shtënë me armë zjarri dhe kani ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve.

Nuk ka deri tani gjurmë të vrasësve.