Transmetuar më 13-09-2021, 07:12

13 gorilla nga kopshti zoologjik në Atlanta rezultuan pozitivë për Covid-19. Një rojtar i tyre mësohet se i ka infektuar kafshët.

Sipas raporteve nga kopshti zoologjik, në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e internetit, infeksioni ishte transmetuar, pavarësisht se kujdestari i tyre ishte i vaksinuar, asimptomatik dhe i kujdesshëm për të veshur pajisje mbrojtëse personale kur të binte në kontakt me gorillat.

Mes kafshëve të sëmura është edhe Ozzie, një mashkull 60-vjeçar, që konsiderohet veçanërisht i rrezikuar. Kopshti zoologjik tani do të vaksinojë kafshët e pranishme, të tilla si orangutangët, tigrat dhe luanët.

Tetë gorilla nga kopshti zoologjik i San Diegos ishin infektuar me Covid-19 shkurtin e kaluar, përfshirë një ekzemplar 49-vjeçar, por u shëruan brenda disa javësh.