Transmetuar më 13-09-2021, 07:15

Reperi i njohur shqiptar Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, u dënua ditën e mërkurë me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020 dhe i pandehuri Feronit Shabani akuzohet se ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një Elektroshok me bateri të firmës TË-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.

Me këtë, Shabani akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Reperi Fero në një intervistë në Kosovë është shprehur mjaft i penduar pas dënimit me gjobë për armëmbajtje pa leje.

Ai i ka bërë thirrje të rinjve të mos mbajnë armë me vete, por të fokusohen më shumë te familja, të duan njerëzit dhe të lënë problemet.

” I them gjithë të rinjve, që mbajnë gjëra jo të ligjshme, mos të mbajnë gjëra jo të ligjshme me vete. Të fokusohen më shumë te familja, ti duan njerëzit edhe t’i lënë problemet “,- u shpreh reperi Fero.

Foto Arkiv

/b.b/noa.al