Transmetuar më 13-09-2021, 17:17

Shqipëria regjistroi 24 orët e fundit vetëm 410 raste të reja me koronavirus ndërsa një ditë më parë ishin 864 dhe ditën pararendëse, 869 të infektuar.

Sakaq ka një rritje të viktimave. Ndërsa shifrat ishin të qëndrueshme midis 3 dhe 4 vdekjeve në ditë, 24 orët e fundit u regjistruan pesë persona të vdekur, shifra më e lartë ditore që nga pranvera. Mes pesë viktimave ka dhe mosha të reja, rreth të pesëdhjetave.

Rritje shqetësuese ka dhe në shtrime. Aktualisht janë 195 pacientë kur një ditë Më parë ishin 175.

Rastet e reja

Janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë, në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste  në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Pacientët aktivë

Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Vdekjet

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19 pesë qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.

Të shëruarit

Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        410

Të shëruar në 24 orë      552

Të shtruar në spitale       195

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 3,499

Testime totale          1,120,460

Raste pozitive             157,436

Raste të shëruara         142,269

Raste Aktive                  12,619

Humbje jete                      2,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5236

Shkodër          1507

Durrës             1084

Fier                  1081

Vlorë               864

Lezhë              713

Elbasan           620

Berat               455

Korçë               313

Kukës              276

Gjirokastër      271

Dibër                199