Transmetuar më 13-09-2021, 23:05

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar 2 biseda sekrete me kryetarin e PD-së Lulzim Basha për çështjen e shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Erdhi dhe më tha njëherë pas vendimit që “më ka thënë ambasadorja që se ne i kemi çuar fjalë Berishës që po përgatitej kjo dosja e “non grata”.

“E ka dit Berisha”, i kishte thënë ambasadorja sipas tij. Dhe unë i thashë: “Ore Lul unë nuk e kam dit”.

Ma tha dhe një herë tjetër. Atëherë i thashë:

“Ore meqë po ma thua prapë këtë, po të them. Më kanë ardhur 2 njerëz dhe më kanë thënë që po punohet për këtë punën e “non grata” dhe njëri prej tyre më tha që po punon edhe Lulzim Basha kundër teje. A ta besoja unë këtë? Këtë i thashë”, tha Berisha