Transmetuar më 14-09-2021, 11:10

Diletta Leotta, gazetarja sportive italiane, që i ka mahnitur të gjithë nëpër stadiume me format trupore,  ishte protagonistja e episodit të dytë të “Buoni o Badivi”, transmetuar në “Italia 1”, të martën, 14 shtator.

Gjatë intervistës me Veronica Gentili, prezantuesja siciliane foli për fotot e saj "të nxehta", që përfunduan në rrjetet sociale dhe rrezikuan të komprometonin seriozisht karrierën e saj.

“E mbaj mend shumë mirë atë moment. Një miku im më shkruajti se po shpërndahen në rrjet fotot e mia, foto të çuditshme. Iu përgjigja se me siguri nuk ishin të miat, se nuk isha unë, duke menduar për fotomontazhet.

Fotot hot të çiftit/ Diletta Leotta dhe Can Yaman kapen në momente intime,  puthje pasionante në jahtin luksoz – Panorama Plus

Ai më dërgoi foton e parë dhe ndjeva një zbrazëti përbrenda, frymëmarrja ime u ndal për më shumë se dhjetë minuta, mendoj, thjesht nuk mund të merrja frymë. Ishte një moment tragjik”, – tha Leotta.

Fotot ishin “hakuar” nga kompjuteri i Diletta Leotta: “Mendova se jeta ime kishte mbaruar, se nuk do të dilja kurrë nga shtëpia, me idenë që njerëzit mund të më shikonin ashtu. Edhe pse kisha rroba plazhi, u ndjeva lakuriq.

Ato fotografi…, në disa isha ende e mitur. Ishin fotografi të një vajze me naivitetin e të parit të vetes para pasqyrës, pas dushit. Unë kurrë nuk ia kisha dërguar askujt, ato ishin brenda kompjuterit tim, që ishte hakuar”.