Transmetuar më 13-09-2021, 23:33

Pilea peperomioides është një bimë me gjelbërim të përhershëm, e quajtur edhe dollari kinez, pasi besohet se sjell lumturi financiare.

Kjo bimë shtëpie vjen nga Kina e Jugut dhe ka gjethe të bukura të rrumbullakëta me ngjyrë të gjelbër të çelët.

Ishte misionari norvegjez Agnar Espegrin i cili solli fidanët e kësaj bime nga Kina në Norvegji dhe e ndihmoi atë të shpërndahet në të gjithë Evropën.

Si të kujdeseni për Pilea peperomioides?

Dollari kinez rritet shumë ngadalë. Është shumë rezistent dhe mund të rritet deri në 30 centimetra.

Ujitja e shpeshtë nuk është e nevojshme, pasi mund të thahet, ndaj sigurohuni që dheu të jetë i tharë plotësisht para se ta ujisni.

Mbajeni në anën jugore, perëndimore ose lindore për të pasur dritë dhe diell të mjaftueshëm.