Transmetuar më 14-09-2021, 13:27

Rastisi? Koincidencë? Një fenomen i frikshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme pranë Detit të Vdekur, në rajonin biblik të Moab, ose ndryshe Jordania e sotme. Banorët dhe njëkohësisht shkencëtarët janë shokuar pasi uji ka marrë një ngjyrë të kuqe të theksuar si gjaku. Ekspertë nga qeveria jordaneze kanë shkuar në terren dhe kanë marrë mostra nga laguna për të hetuar shkaqet e fenomenit. Megjithatë ende nuk ka një shpjegim zyrtar. Pamjet e publikuara kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ujërat me ngjyrë të kuqe kanë një domethënie shumë të madhe në Testamentin e Vjetër, si një nga 10 plagët që Zoti hodhi ndaj Faraonit të Egjiptit për të shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria.

Në Bibël thuhet se Zoti i ktheu ujërat e lumit Nil në gjak, duke shkaktuar kështu ngodhjen e peshqve dhe një etje të përgjithshme për egjiptianët. E gjitha kjo erdhi si ndëshkim ndaj Faraonit, i cili refuzoi të lironte skllevërit hebrenj. Në brigjet lindore të Detit të Vdekur ku ndodhet "pellgu i kuq i gjakut", ndodhen gjithashtu edhe qytetet e Sodomës dhe Gomorrës, të cilët u ndëshkuan nga Zoti për shkak të mëkateve dhe veseve të tmerrshme.