Transmetuar më 14-09-2021, 18:34

Përfshihet nga flakët maja e Malit të Bukanikut në Elbasan. Zjarr po përhapet me shpejtësi i ndihmuar nga era dhe thatësira.

Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikseve kështu e vetmja mundësi mbetet fikja me krahë ose ndërhyrja nga ajri.

Mësohet se drejt vatrës janë nisur punonjës të shërbimit pyjor, punonjës policie dhe zjarrfikës.

Zona e përfshirë nga zjarri është e pasur me drurë dhe shkurre.

Mali i Bukanikut ka një lartësi 1820 m mbi nivelin e detit.