Transmetuar më 17-09-2021, 22:44

LETRA E NJË VAJZE 20 VJEÇE: "Jam 20 vjeçe dhe kam gati dy vjet që jam lidhur me një djalë. E dua shumë dhe kur gjatë pandemisë nuk shiheshin më merrte malli gjithë kohës.

Duke qenë se pandemia vazhdon të na kufizojë deri diku, nuk shihemi aq sa do të donim dhe në ato raste që takohemi dua që ta përqafoj gjithë kohës. Deri aty. Kur vjen puna për ta bërë, stepem.

E urrej kur fillon të më puthë shumë, sepse e di që kjo do të thotë se ai dëshiron që ta bëjë… Nuk e shijoj dhe ndihem keq pasi nuk e nxis kurrë. Në fund të fundit, unë thjesht e bëj vetëm për të, që ai të mbarojë …punë.

Kurrë nuk kam përjetuar orgazmë dhe tani nuk më pëlqen as të jem lakuriq para tij e as të më prekë. Pavarësisht kësaj, ne shkojmë shumë mirë dhe e shoh të ardhmen me të.

Noa.al ju sjell më poshtë këshillat që jep psikologia amerikane, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve sek.suale. Përgjigjet dr. Pamela Stephenson Connolly:

"Është gabim të ecësh përpara dhe të durosh sek.sin kur nuk e dëshiron vërtet. Ndjenjat tuaja – përfshirë mungesën e tyre – janë të rëndësishme.

Ju thoni se e ndihmoni thjesht që të mbarojë punë ai. Mos e bëni këtë. Po krijoni një zakon të kushtueshëm emocionalisht duke anashkaluar ndjenjat tuaja të vërteta vetëm e vetëm që të kënaqni të tjerët.

Nevojat tuaja për prekje të ndjera janë po aq të rëndësishme sa nevojat e tij sek.suale, kështu që bëni çmos për të negociuar një dhënie-marrje më të ekuilibruar mes jush.

Është gjithashtu e rëndësishme të zbuloni arsyen e mungesës suaj të përgjithshme të interesit sek.sual. Shumë njerëz po përjetojnë këto kohë dëshirë të ulët seksuale, për shkak të frikës, ankthit dhe depresionit të lidhur me Covid.

Por nëse nuk jeni ndjerë kurrë e tërhequr prej tij dhe nëse interesi juaj për sek.s me të, vazhdon me kalimin e kohës, kjo mund të jetë një shenjë se ai thjesht nuk është për ju.

Nëse mendoni se ai është zgjedhja juaj më e mirë, ka një tjetër zgjidhje. Është graduale, por e nevojshme. Ju duhet të ecni shumë ngadalë në aktin intim. Afrimi i tij duhet të jetë me emocion dhe ngrohtësi, por pa nxitim. Duhet të flisni, të të pyesë dhe të marrë përgjigje prej teje se si mund të ngazëllehesh nga prekjet e ledhatimet që më pas mund të çojnë në dorëzim". /noa.al