Transmetuar më 14-09-2021, 19:20

Një djalë 36 vjeçar është gjetur i vdekur në Kosovë, një ditë pasi po kërkohej me ankth nga familja dhe miqtë.

Viktima është Baton Berisha, banor i Pejës, raporton noa.al. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha sot se është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, Baton Berisha. Trupi i tij u gjet në Sferkë të Thatë, Pejë, sot ora 13.00, një ditë pasi u shpall i zhdukur.

Baton Berisha

I ndjeri Baton Berisha ishte djali i vetëm ish-aktivistit të lartë të LDK-së në Komunën e Pejës, Mon Berisha.

Ai ishte dhe vëllai i moderatores dhe gazetares së njohur Venera Berisha Morina, aktualisht Redaktore e programeve të mëngjesit në Radio 1. /noa.al