Transmetuar më 14-09-2021, 23:07

Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen. Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza . “Vaksina nuk mbron 100% , edhe mund të ketë vdekje”, tha Brataj. Në spitalet covid po trajtohen 175 qytetarë ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore . Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë