Transmetuar më 15-09-2021, 08:29

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se tekstet shkollore nga klasa e parë deri në të nëntën do të jenë falas.

Nga kjo sipas tij, përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, që do të mësojnë nga botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë.