Transmetuar më 15-09-2021, 12:04

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është liruar nga paraburgimi. Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Fanol Krasniqi. Avokati ka treguar gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për gazetën “Express”.

Kujtojmë se Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Gjithashtu kujtojmë se arrestimi i parë i këngëtares së njohur u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë. Asaj iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Pas arrestimit në Morinë ajo doli nga qelia, pasi gjykata e Kukësit vendosi për të masën “arrest shtëpie”. Mirëpo, pas disa javësh këngëtarja u arratis. Gjatë arratisë ajo organizoi edhe ceremoninë e martesës me partnerin e saj Fisnik Syla në Maldive. Express