Transmetuar më 15-09-2021, 14:47

Një ngjarje e jashtëzakonshme është bërë virale në rrjet mbi një laborator në Rusi që ishte ngritur për të bërë të mundur jetën e përjashtme. Koncepti i kriogjenisë një fenomen i ri shkencor që mban në ngrirje brenda azotit organet, që të pasurit paguanin për t’u ngjallur.

Aty u gjendën trupat e njerëzve që paguan mijëra funta me shpresën se do të ringjallen në të ardhmen. Disa nga kufomat ishin nga Britania dhe SHBA dhe ishin ruajtur nga ish-burri i Valeria Danila Medvedev, 41-vjeçar, në laboratorin e Moskës, në Rusi.

Laboratori është objekti kryesor i ruajtjes së krio-ruajtjes në Rusi. Policia u thirr dhe kapi ngarkesën makabre të mbetjeve njerëzore të ruajtura nga teknologjia “Frankenstein”duke u ofruar njerëzve mundësinë që të “kthehen në jetë” në të ardhmen.

“Ne ende nuk e kemi kuptuar sensin e jetës. Kur pyeta personin nëse kemi mundësi ne sot me teknologjinë që kemi që ta rikthejmë në jetë një njeri, më tha: “momentalisht jo””, tha Nadiri.

Ky i fundit shton se kur e pyeti më pas se pse po tentojnë të mbajnë një njeri në ngrirje, personi nuk i është përgjigjur.

“E gjithë shkenca po drejtohet drejt kësaj linje. Ne kemi trup fizik dhe energjik. Ngrihet trupi fizik në mënyrë që një ditë shkenca të na rikthejë në jetë”, tha magjistari.

Sipas tij, njerëzit që kanë vendosur që të ngrihen, kanë pasur ndonjë sëmundje të pashërueshme.

“Kanë dashur një shans të dytë, një shans më shumë. Asnjë nga ata që janë në ngrirës kanë qenë mirë fizikisht”, tha më tej Nadiri.