Transmetuar më 15-09-2021, 23:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion udhëheqësve të vendeve të botës të miratojnë atë që ata e quajnë objektiv për t’i dhënë fund një shpërthimi të ri të koronavirusit që përfshin vaksinimin e 70% të popullsisë deri në vitin 2022.

Citimi është shkëputur nga një dokument i publikuar në Reuters një ditë më parë. Dokumenti tre-faqësh i është drejtuar shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat i ftuar në një samit online të planifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shkresës, SHBA u bën thirrje vendeve prodhuese të vaksinës të dhurojnë 1 miliard doza shtesë vaksine dhe të përshpejtojnë shpërndarjen e 2 miliardë dozave të vaksinës për të cilat janë angazhuar deri tani.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre konfirmoi objektivin e vaksinimit prej 70%, por nuk dha detaje mbi samitin ose dokumentin.