Transmetuar më 16-09-2021, 08:16

Tirana po zgjerohet edhe më shumë në periferitë e saj. Tendenca e ndërtimit të vilave ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe këtë e konfirmojnë edhe projektet e mbërritura pranë autoriteteve që kërkojnë marrjen e miratimeve të lidhura me mjedisin.

Konkretisht vetëm në muajin gusht janë paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tre projekte. Ndërkohë që përgjatë gjithë vitit ka pasur herë pas herë kërkesa nga subjekte për ndërtim vilash.

Tendenca është nga Petrela në Farkë e Vaqarr në drejtim të rrugës drejt Elbasanit.

Ndërtuesit kanë konfirmuar se kjo tendencë për të ndërtuar vila lidhet me dy zhvillime. E para ka të bëjë me tërmetin e 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë disa qarqe dhe ku pati disa dhjetëra humbje jete dhe e dyta ka të bëjë më pandeminë. Gjithmonë e më shumë qytetarët duan të jenë të distancuar.