Transmetuar më 16-09-2021, 10:46

Në të vërtetë ata janë milionerë. Por edhe pjata e servirur mbetet e ‘kripur’. Met Gala është eventi më prestigjioz në botë, në të cilin marrin pjesë të gjithë VIP-at botërorë nga të gjitha fushat. Ajo që bëri bujë këtë vit ishte ushqimi.

Një biletë me vlerë 30 mijë $ nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë e të ftuarve duke i lënë pjatat e servirjes për të dëshiruar.

Prezantuesja Keke Palmer ndau me 10 MLN ndjekësat e saj në Imstagram pjatën e sallatës e përbërë nga disa pomodorini, kastravec, kërpudha, rizoto dhe misër të zier. “Kjo është arsyeja pse s’ta tregojnë ushqimin”,- shkroi ajo në mënyrë ironike, raporton Daily Mail. Menuja e eventit pritej të ishte me baza vegane në mënyrë të t’u përshtatej shumicës të së ftuarve. Mjaft prej të ftuarve thjeshtë bënë ‘adetin’, por jo se u pëlqeu dhe u kënaqën me menynë.