Transmetuar më 16-09-2021, 11:23

Siç edhe dihet publikisht, bukuroshja shqiptare, Angela Martini, ka për bashkëshort Dragos Savulescu. Emri i tij shpesh është lakuar për probleme me drejtësinë.

Pas arrestimit në Mykonos të Greqisë, Dragos Savulescu dhe Angela Martini, kanë dhënë një intervistë për median greke, “Protothema”. Pak javë më parë, autoritetet rumune lëshuan një urdhër arrest ndërkombëtar për bashkëshortin e modeles shqiptare.

Biznesmeni rumun akuzohej për përvetësim parash. Por ai nuk qëndroi gjatë në burg, pasi Gjykata në Syros refuzoi kërkesën për ekstradim, transferim i cili ishte refuzuar edhe më herët nga autoritetet italiane.

Ndërkohë gjatë intervistë, Dragos Savulescu e ka konsideruar një veprim të paligjshëm kërkesën e Rumanisë, duke e lidhur me kohën e Çausheskut. Ai nuk e lë me kaq, pasi ka vendosur që të ngrejë një padi kundër autoriteteve rumune.

“Gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante. Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë”, tha bashkëshorti i bukuroshes shkodrane.

“Unë bërtisja se…”/ Angela Martini dhe bashkëshorti

Dragos shtoi se “nuk ka dyshime se drejtësia e vërtetë do të mbizotërojë, ne jemi në Evropë, jo në Rumani. Rumania duhet të bëhet evropiane. Vendi ende jeton në kohën e Çausheskut. ”

Nga ana tjetër, modelja e njohur shqiptare ka treguar për natën ku ndodhi arrestimi i të shoqit në Mykonos. Ajo tregoi se si bërtiste, pasi policët ishin veshur si qytetarë normalë.

“Isha në panik. Nuk dija si të ndihmoja. Ne u treguam letrat tona italiane në stacionin e policisë, por për shkak se ato ishin të shkruara në italisht dhe anglisht, ata na thanë të kalonim natën në polici. Ne do të qëndronim në Mykonos nga 3 deri më 18 gusht, por nuk mund të ktheheshim në shtëpi deri javën e kaluar, kur kërkesa për ekstradim u refuzua”, ka zbuluar ajo.

“Unë bërtisja se…”/ Angela Martini dhe bashkëshorti

I pyetur nëse do të kthehet ndonjë ditë në Rumani, Dragos tha se “ka frikë se autoritetet rumune do ta vënë në shënjestër”.

“Nëse Rumania zbaton drejtësinë e vërtetë dhe mbështetet në ligjin evropian, unë do të jem në gjendje të kthehem pa asnjë problem. Duke pasur parasysh rrethanat, nëse kthehem ata mund të shpikin një rast tjetër dhe të vazhdojnë në një arrestim tjetër të paligjshëm. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur me shumë njerëz të tjerë. Dhe pastaj, nuk ka rrugëdalje. Në këto rrethana, nuk do ta konsideroj kthimin në Rumani. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.