Transmetuar më 16-09-2021, 14:10

Autoritetet në Britaninë e Madhe po vendosin një precedent të rrezikshëm dhe shqetësues duke shpërfillur dhe anashkaluar lejen e prindërve për vaksinimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeç dhe ky proces do të bëhet duke e marrë miratimin vetëm tek vetë të miturit(!)

Vendimin e njoftoi ministria e Shëndetësisë në Londër, raporton noa.al duke cituar komunikimin publik të protokolleve të reja që nxori Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas urdhrit të ri do të ketë procese vaksinimi në shkolla duke kryer vaksinim të moshave 12-15 vjeç.

Dokumenti udhëzues thotë se prindërve do t’u kërkohet të nënshkruajnë një letër ku të japin pëlqimin para se të vijohet me vaksinimin.

Nëse prindërit refuzojnë do të pyeten fëmijët nëse dëshirojnë të vaksinohen duke vlerësuar se ata do të kenë aftësinë për të dhënë pëlqimin e vetëdijshëm edhe nëse është kundër dëshirave të kujdestarëve të tyre.

Kur fëmijët pranojnë ata do të vaksinohen, thotë dokumenti që vlerëson se i referohet një standardi të njohur si "Kompetenca Gillick".

Me pak fjalë, nëse prindërit nuk pajtohen, por fëmija vetë dëshiron të vaksinohet dhe nëse është gjykuar se ka vetëdije dhe kuptim të plotë të procedurës, atëherë personeli mjekësor do të vazhdojë me vaksinimin e tij.

Dokumenti thotë se në rast se një prind "kundërshton vaksinimin e fëmijës" nuk mund të "rrëzojë vendimin e fëmijës për t’u vaksinuar".

Në këtë mënyrë, autoritetet qartësisht do të veprojnë mbi bazë perceptimi të momentit të fëmijëve që nuk mund të jenë kurrsesi në gjendje të logjikojnë dhe vendosin si të rritur.

Kjo është hera e parë që prindërit përjashtohen nga e drejta e përhershme për të vendosur të miratojnë ose jo veprime shëndetësore për fëmijët e tyre të mitur. /noa.al