Transmetuar më 16-09-2021, 15:46

Ishin në kulmin e kënaqësisë, policia i ndërpret në mes!! Një çift nga Ukraina janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën duke bërë seks në makinën e tyre mes të sheshit Heraklion. Çifti ukrainas e shndërruan automjetin e tyre në një fole dashurie në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve nga qytetarët, këta janë dy ukrainas 36-vjeçarë që janë në Kretë me pushime. Çifti i turistëve u lokalizua nga punonjës policie pasi kishin parkuar makinën e tyre në një rrugë kryesore të Heraklion dhe për të bërë seks, indiferent ndaj qindra kalimtarëve.

Policia pasi ndërpreu çiftin i çoi të dy në Komisariat duke i arrestuar. Dy ukrainasit pasionantë tani po përballen me drejtësinë nën akuzat për fyerje të vendeve publike .