Transmetuar më 16-09-2021, 15:57

Zarife Imeri, 23-vjeçare nga Drenasi, ka ndërruar jetë 48 orë pasi bëri vaksinën. Familjarët akuzojnë organet kompetente pasi sipas tyre ajo u detyrua ta bëjë vaksinën pasi u kërcënua me vendin e punës.

Akuzat e familjarëve

Haxhi Xhemajli nga Drenasi po pretendon se mbesa e tij, Zarife Imeri, 23-vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të vaksinimit.

Ai thotë se mbesa e tij është vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Drenas, më 13 shtator rreth orës 15:29 dhe 48 orë më pas, ka ndërruar jetë.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndron në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. Mos na detyroni, mos na kushtëzoni. Prehu në paqe, mbesa jonë”, shkroi ai në Facebook.