Transmetuar më 16-09-2021, 17:09

Prokuroria Speciale në Kosovë njoftoi sot se ka arrestuar një mjek me inicialet B.A., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A. është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.

Nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi mjekun e dyshuar. /noa.al