Transmetuar më 18-09-2021, 07:35

“Një ditë, tri vite më parë, në fund të marsit në Torino, dikush më pyeti: a ke vendosur të heqësh dorë? Unë i thashë po, është e drejtë tashmë. Vijova pak më tej vetëm për shaka, duke saktësuar që, nëse më kërkojnë PSG, Real Madridi ose Barcelona, ndoshta do t’i marr parasysh si oferta. Dhe pas 20 ditësh, PSG më kërkoi dhe unë i thashë po".

Gigi Buffon, portieri aktual i Parmës, flet për veten në një intervistë të gjatë me “BeInSports”, midis së tashmes dhe së ardhmes, në të cilën kthehet gjithashtu tek ndeshja dramatike me Real Madridin në “Bernabeu”:

"E mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje. Ishte momenti në të cilin u ndjeva më krenar se kurrë që isha kapiten i Juventusit. Kur e shikoj prapë atë ndeshje emocionohem, sepse vetëm një grup i fortë lojtarësh, me guxim dhe shpirt luftarak mund të besonte te përmbysja.

Kur shkuam në Madrid, ne kishim bindjen dhe forcën për ta përmbysur disavantazhin. Një ndjenjë vetëbesimi që nuk e kisha provuar më parë”.

I pyetur mbi të ardhmen, pasi "t’i varë dorezat në gozhdë", 43-vjeçari saktësoi: "E shoh veten më shumë trajner se menaxher futbolli. Puna si trajner i një kombëtareje më duket interesante, do të ishta gati të trajnoja edhe nëpër botë. Australia mund të ishte një opsion i preferuar për mua".