Transmetuar më 17-09-2021, 20:42

Tenton ti japë fund jetës në burg Bledar Selmanaj. Ai është akuzuar se ka vrarë Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës disa javë më parë. Ai ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg” në Peqin ku edhe ka tentuar të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet e burgut kanë nisur hetimet për rastin.

Bledar Selmanaj dyshohet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor, gjë të cilën e kanë pohuar më pas edhe familjarët e tij.

Autori ezulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë.

Bledar Selmanaj qëlloi për vdekje në kokë Bullarin. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie lënde narkotike kanabis.