Transmetuar më 18-09-2021, 12:20

Crisitano Ronaldo, përveçse futbollist, ka filluar edhe një karrierë si sipërmarrës. Vitet e fundit, sulmuesi luzitan ka hapur katër klinika për transplant flokësh në Portugali dhe tani duket i gatshëm ta zgjerojë këtë biznes edhe në Spanjë.

Zyra e parë u hap në Madrid. Tani, ish-sulmuesi i Juves, përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar përurimin e klinikës së dytë në Iberia, Marbella: "Ne sapo kemi hapur klinikën tonë Insparya në Marbella (Malaga), e dyta në Spanjë dhe e shtata e grupit Insparya.

Kjo qendër ka 4.000 metra katrorë dhe 15 dhoma transplantimi të pajisura me teknologjinë më të avancuar në këtë fushë, si dhe një ekip mjekësor shumë të specializuar për të trajtuar pacientët tanë.

Trokisni në Insparya dhe zbuloni metodën tonë të suksesshme. Mbi 40.000 njerëz tashmë kanë përfituar prej saj. Ndryshoni jetën tuaj falë Insparya. Faleminderit për besimin që na jepni".