Transmetuar më 18-09-2021, 07:01

Futbollisti francez i Bayern Munich, Kingsley Coman, iu nënshtrua një operacioni në zemër të enjten, siç njoftoi trajneri Julian Nagelsmann dje në konferencën për shtyp:

"Ai kishte rrahje të ngadalëta dhe të buta të zemrës, një ndryshim të lehtë të ritmit. Ndonjëherë kishte frymëmarrje të vështira, gulçim për periudha të shkurtëra kohore.

Kjo është arsyeja pse ne bëmë një elektrokardiogramë afatgjatë dhe zgjodhëm këtë procedurë”, – shpjegoi trajneri 34-vjeçar.

Po kështu, Nagelsmann shtjelloi rikthimin e sulmuesit 25-vjeçar: "Të martën do të kthehet në stërvitjet kardio dhe nuk do të qëndrojë jashtë për më shumë se një javë e gjysmë ose dy".