Transmetuar më 18-09-2021, 10:30

Statuja e bronzit nga skulptori i njohur dhe drejtori i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës Wu Weishan "Takimi magjik, dialogu mes Konfucit dhe Sokratit" u vendos në kryeqytetin grek Athinë.

Kjo është një pjesë e rëndësishme e ceremonisë së hapjes të "Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Greqi" 2021.

Tema e kësaj vepre është "dialogu" dhe ajo shfaq urtësinë, shpirtin dhe filozofinë e Konfucit dhe Sokratit.

Këta dy filozofë, që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme, kanë zhvilluar dialog shpirtëror dhe shkëmbime idesh prej mijëra vjetësh, duke shfaqur jo vetëm konceptet e mësimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të përbashkët mes qytetërimit kinez dhe atij grek, por edhe fatin e përbashkët njerëzor.

Qeveria greke përzgjodhi rrënojat e tregut të lashtë pranë Akropolit si vendin për vendosjen së kësaj vepre.

Ministrja e Kulturës dhe Sporteve e Greqisë Lina Mendoni, ministri grek i Turizmit Vassilios Kikilias dhe i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kineze në Greqi Wang Qiang zbuluan statujën "Takimi magjik".

Wu Weishan u shpreh në videofjalim se Konfuci dhe Sokrati janë dy gjigandë të historisë së Lindjes dhe Perëndimit.

Vepra me temën e "dialogut" mes tyre ka si synim për të shfaqur ndërlidhjen shpirtërore të botës së brendshme dhe dëshirën e përbashkët për një të ardhme të bukur.