Transmetuar më 18-09-2021, 10:28

Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama u betua sot në Presidencë tek kryetari i shtetit Ilir Meta.

Pas ceremonisë obligatore, ministrat dhe kreu Rama u nisën me nxitim drejt Kryeministrisë duke përshkuar më këmbë ato pak metra që ndajnë dy institucionet.

Në kryeministri, kabineti qeveritar u fut për mbledhje ku foli kryeministri Rama. Ai foli gjatë kryesisht për dhuratat që marrin ministrat dhe tha se ato duhet të ngelen në dikastere dhe mos merren nga titullarët.

Hyrja e qeverisë në kryeministri

Betimi

Dje, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

• Edi Rama- Kryeministër; • Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave; • Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; • Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes; • Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm; • Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë; • Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; • Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit; • Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë; • Elva Margariti – Ministër i Kulturës; • Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; • Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; • Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit; • Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; • Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; • Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët; • Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

FOTOGALERI