Transmetuar më 18-09-2021, 10:44

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në mbledhjen e parë të Qeverisë së re se administrata do të punojë në vijim me skenar të kombinuar online dhe në zyrë.

Rama tha se pandemia është aktualisht në një valë serioze e cila bën që të merren masa ndaj administrata do të punojë nga shtëpia.

Kryeministri tha se gjithsesi puna online nuk do të ndalet vetëm për periudhën pandemike pasi do të vijojë edhe më tej si përpjekje për të zbatuar smart-administratën. /noa.al

FOTOGALERI