Transmetuar më 18-09-2021, 11:35

Dy kampionet e botës në xhudo Nora GJakova dhe Distrja Krasniqi, vijnë në Shqipëri. Forcat e Armatosura të vendit do të kenë një Njësi Speciale të kampionëve.

Këtë ka deklaruar Kryeministri Rama në mbledhjen e parë të Qeverisë teksa ka prezantuar vendimin për “Për punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së sportistëve, që përfaqësuan denjësisht kombin shqiptar me rezultatet e tyre në Lojërat Olimpike 2020”, pra të kampioneve olimpike Nora GJakova dhe Distrja Krasniqi.

Rama tha se të dyja kampionet kanë shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e Ushtrisë shqiptare, ndaj edhe shprehu idenë e një Njësie Speciale.