Transmetuar më 18-09-2021, 13:08

Ishin kundër vaksinës, por fund tragjik për çiftin pasi u infektuan.

Një çift amerikan nga Alabama, i cili kishte një kanal të popullarizuar në YouTube, me të cilin shisnin gjëra të vjetra, nuk është më në këtë botë. Burri dhe gruaja vdiqën nga koronavirusi.

Dusty dhe Tristian Graham nga Huntsville ishin kundërshtarë të vendosur të vaksinës. Ata vdiqën me dallim kohor vetëm tri javë nga njëri-tjetri, shkruan Daily Mail.

Ata thoshin se vaksina kundër Covid-19 është fyerje ndaj të drejtave të tyre humane dhe përmes videove në YouTube treguan që nuk e kishin në plan që ta merrnin atë.

Dusty vdiq nga koronavirusi të enjten, tri javë pasi bashkëshortja e tij vdiq në gjumë pas ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

“Fatkeqësisht, Dusty dhe Tristina janë ndarë nga jeta. Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe për ndihmën që na keni dhënë në këtë kohë të vështirë”, shkroi vajza e çiftit në internet.