Transmetuar më 18-09-2021, 13:22

Pentagoni ka pranuar sulmin me dron të 29 gushtit kundër një operatori të supozuar të ISIS-K, ku mbetën të vrarë 7 fëmijë.

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA Gjeneral Frank McKenzie pranoi se sulmi ishte një "gabim i tmerrshëm" ndërsa iu drejtua gazetarëve të Premten dhe tha se "nuk kishte gjasa që automjeti dhe ata që vdiqën të ishin të lidhur me ISIS-K ose një kërcënim të drejtpërdrejtë për forcat amerikane."

"Ishte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqertë," tha McKenzie.

McKenzie tha se lëvizjet e punonjësit Zemari Ahmadi ngritën dyshime në lidhje me planet e ISIS për një sulm në aeroportin e Kabulit.

Një dron kishte vëzhguar burra që ngarkonin atë që mendohej se ishte eksploziv në automjetin e Ahmadit, por në fakt ishin kova me ujë.

Sulmi vdekjeprurës i dronit shkaktoi një shpërthim të madh, të cilin zyrtarët fillimisht pohuan se ishte dëshmi se makina me të vërtetë mbante eksploziv, por një hetim përcaktoi se ka të ngjarë të ishte një rezervuar me propan i vendosur në rrugë.

"Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen dhe miqtë e atyre që u vranë," vazhdoi McKenzie.