Transmetuar më 18-09-2021, 15:01

Boks në ring, por përleshje masive boksi edhe pas ndeshjes.

Një sherr me përmasa është regjistruar në finalen e kampionatit shqiptar të boksit bëjnë me dije burime për Noa.al.

Pas ndeshjes së boksit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve, kanë zbritur në parket dhe janë përplasur fizikisht mes tyre siç edhe shihet nga pamjet filmike.

Ndeshja u fitua nga Arjon Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord duke shkaktuar tension pas takimet që u pasua me këtë përleshje. Policia ka shoqëruar disa persona ndërkohë që priten edhe masa të rrepta ndëshkimore nga Federata.