Transmetuar më 18-09-2021, 16:53

11 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar të shtunën. Për këtë periudhë janë regjistruar edhe 259 raste të reja nga testimi i 6630 testimeve. Sot janë regjistruar edhe 850 të shëruar duke e ulur numrin e rasteve aktive në 11 mijë e 862.

Sa i përket procesit të vaksinimit, deri tani janë administruar rreth 1.16 milionë doza. Prej tyre rreth 434 mijë qytetarë i kanë marrë nga dy doza (rreth 868 mijë doza). Me nga një dozë janë vaksinuar edhe 291 mijë qytetarë të tjerë.