Transmetuar më 18-09-2021, 17:12

Del në shesh gënjeshtra. Një natë më parë deklaroi në polici se kishin ardhur dhe rrahur disa persona që donin ti vinin gjobë kunatit.

Ramazan Shahini 31 vjeç dhe Majlon Hoxhaj, 33 vjeç janë proceduar penalisht pasi akuzohen për një sherr të ndodhur mes tyre dhe disa personave të tjerë.

Sipas policisë fillimisht është denoncuar se ka ndodhur një grabitje të personit Ramazan Shahini, ndërsa më pas vetë ky person ka deklaruar se nuk është grabitur por që ka harruar celularin në një vend tjetër.

Më pas po ky person ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe këqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur një konflikt fizik midis Ramazan Shahini dhe Majlon Hoxhaj., pa përdorimin e armës apo sende të forta.