Transmetuar më 18-09-2021, 20:11

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua këtë pasdite në Divjakë.

Burime bëjnë me dije se çifti, Herkuan dhe Fëllënxë Rrasa, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit. Ata kanë qenë prindër të një djali.

Ishte pikërisht ky i fundit që i ka gjetur ata të vdekur dhe ka njoftuar policinë.

Vlen të përmendet se Hekuran Rrasa, për motive të dobëta, ka goditur me armë gjahu të shoqen, e më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.