Transmetuar më 18-09-2021, 20:48

Mes lotësh djali i çiftit të vrarë në Divjakë tregon se si e mori vesh lajmin. ‘Isha në kafe kur më thanë. Nuk di çfarë ka ngjarë. Kërkoj ndihmë nga Zoti, jam në mes të rrugëve.’ deklaron djali i Hekuran dhe Fëllënxa Rrasës, të cilët mbetën viktimë e një krimi në familje pasditen e sotme.

Familjarë dhe të afërm të familjes Rrasa kanë rrëfyer se çifti ka pasur grindje kohët e fundit, edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetonin.

Hekuran Rrasa qëlloi fillimisht gruan e tij dhe më pas veten, ndërkohë që të afërmit thonë se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor, dhe së fundi punonte në Bashkinë e Divjakës në drejtorinë e mirëmbajtjes dhe pastrimit.

Ndërkohë vëllai i Hekuran Rrasës është shprehur se konflikti ka ndodhur ndoshta për shkak të ekonomisë së dobët’.

“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha një prej komshinjve.

Kushëriri viktimës

Vëllai i viktimës Hekuran Rrasa