Transmetuar më 18-09-2021, 22:09

E kishit imagjinuar Afganistanin si një vend shkretëtirë dhe të varfër. Pamjet që do shihni do iu lënë pa mend.

17 kallëpe flori dhe tufa kartmonedhash tregoheshin se fundmi nga militantët talibanë që bastisnin një vilë gjigante të ish-zëvendës-presidentit të vendit Amrullah Saleh.

Në pamjet që janë bërë virale në rrjet, zedhënësi taliban Ahmadullah Muttaqi, thotë se rreth 6 milionë dollarë janë gjetur në shtëpinë e zyrtarit të korruptuar.

Për momentin pamjet nuk janë konfirmuar nëse vijnë nga rezidenca e personit në Kabul apo Panshir, ku Saleh ishte strehuar së fundmi pas revoltës së armatosur të studentëve besimtarë muslimanë, shkruan e përditshmja italiane Repubblica.

Amrullah Saleh ka qene zv. president i Afganistanit prej shkurtit 2020, minister i brendshem dhe shef i sigurise kombetare.