Transmetuar më 18-09-2021, 23:27

"Unë kam një penis më të vogël se ai i ish-të dashurës sime – a duhet të bëj operacion? Ajo thotë se unë jam dashnori i saj më e mirë që ka pasur ndonjëherë. Por duke e ditur se e kam më të vogël se të atyre që ajo ka pasur më parë, nuk mund të ndalem së ndjeri veten të detyruar që të jem dhe unë si ata"

LETRA E DJALOSHIT NË "THE GUARDIAN": Unë dhe e dashura ime jemi jashtëzakonisht të lumtur së bashku. Por një ditë ajo më tha se dy nga ish-ët e saj kishin penis më të madh se unë.

Me ç’e kam matur, penisi im është normalisht rreth 5.8-6.2 inç ose rreth 14 deri 15 cm. Ajo tha se ish-i i saj më i fundit e kishte më të madh, 7 inç, rreth 18 cm dhe tjetri para atij, 20 cm.

E vërteta është se kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm që e kam të vogël, por tani që ajo më tregoi për ish-ët e saj më bën të ndihem më keq.

Ndaj së fundi po e mendoj shumë që të bëj një operacion, por ajo betohet se unë jam partneri më i mirë sek.sual që ka pasur.

Ajo thotë se jam perfekt ashtu siç jam dhe këmbëngul se kam madhësinë perfekte. Por mua nuk po më lë meraku. Nga njëra anë më thotë se me mua e bën shumë mirë, nga ana tjetër thotë se me ish-ët nuk mund të bënin seks në disa pozicione, sepse për të ishte e dhimbshme ngaqë e kishin të madh.

Këto që ajo thotë po më stërmundojnë dhe nuk po duroj dot më.

Nëse dua të bëj kirurgji, a duhet ta bëj?"

PËRGJIGJE: Pamela Stephenson Connolly është një psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale:

Pamela Stephenson Connolly

Dëgjoni më me kujdes të dashurën tuaj dhe mos dëgjoni tamam si ai që i djeg miza nën kësulë dhe nuk mirëkupton asgjë.

Ajo po ju thotë se jeni "perfekt", por gjithçka që dëgjoni është "penisi i ish -it të saj ishte më i madh".

Përse nuk mbani vesh në anën e mirë të gjërave që ju thotë?

Nga ana tjetër, përse ajo duhet të marrë metrin dhe të masë organin tënd dhe ta krahasojë me të ish-ëve të vet?

Punoni për të qetësuar ankthin tuaj të madhësisë mashkullore dhe, në vend që ta krahasoni veten me të tjerët, përqendrohuni në dhënien dhe marrjen e kënaqësisë.

Fatkeqësisht, filmat për të rritur kanë tendencë të theksojnë madhësinë dhe promovojnë nocionin e pavërtetë se një penis i madh prodhon automatikisht kënaqësi më të madhe për një partnere. Mos bini në këto plehra; është fiziologjikisht diçka jo e shëndetshme. Një partner inteligjent i cili është i gatshëm të mësojë se si t’i pëlqejë një partnereje – madje dhe pa përdorur penisin e tij – do të jetë gjithmonë më i vlerësuari. /noa.al