Transmetuar më 18-09-2021, 22:56

Gjithçka pritet të vendoset vitin e ardhshëm. Italia pritet të shkojë në referendum ku do të vendoset për legalizimin ose jo të kanabisit.

Kjo pasi aktivistët pro legalizimit të tij arritën të mbledhin 500 mijë firma në vetëm një javë.

Referendumet popullore në Itali mund të thirren nëse mblidhen 500,000 nënshkrime dhe aktivistët ishin në gjendje të siguronin numrin enevojshëm, shumë para afatit, që ishte 30 shtatori.

Nëse publiku voton për dekriminalizimin e kanabisit, blerja, shitja dhe kultivimi i drogës do të bëhen të gjitha të ligjshme sipas ligjit italian.

"Më shumë se 500,000 nënshkrime online në vetëm një javë për #ReferendumCannabis," shkruan aktivistët në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Përdorimi i marijuanës për qëllime mjekësore lejohet në Itali, por blerja, shitja dhe kultivimi masiv i barit është i paligjshëm dhe tregtarët mund të përballen me deri në 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

“Legalizimi nuk do të thotë promovim i konsumit, por bërja e tij më e sigurt", thanë aktivistët.

Grupi argumentoi më tej se legalizimi i kanabisit do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do të rriste të ardhurat nga taksat për shtetin, duke e vendosur vlerën e përafërt në 7 miliardë euro ose 8.2 miliardë dollarë.

Ata do të vazhdojnë të mbledhin nënshkrime para se të paraqesin propozimin e referendumit në gjykatën më të lartë të apelit. Nëse kalon, peticioni do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe për të vlerësuar nëse ligji do të ishte në përputhje me Kushtetutën italiane. Nëse ka sukses, Presidenti italian do të caktojë një datë për referendumin.