Transmetuar më 19-09-2021, 21:17

Sarah Palin nuk e ka marrë vaksinën COVID-19 sepse ajo tashmë e ka virusin dhe është shëruar prej tij, "duke krijuar një imunitet".

Ish guvernatorja e Alaskës dhe kandidate për zëvendëspresidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e bëri pohimin në një intervistë për Fox News, raporton noa.al.

"Unë jam një nga ata konservatorët e bardhë, me mendje të shëndoshë, besoj në shkencë dhe nuk e kam bërë vaksinën", tha ish-guvernatorja e Alaskës.

Kurse shtoi jo pa ironi: "Fauçizmi i asaj kohe ishte se, nëse keni pasur covid -dhe unë kam covid – atëherë Nëna Natyrë krijon imunitet tek unë dhe të tjerët si unë".

Palin citoi dhe studimin e realizuar nga Izraeli i cili zbuloi se "imuniteti natyror" siguron mbrojtje më të fortë kundër infeksionit, sëmundjeve simptomatike dhe shtrimit në spital nga varianti Delta sesa vaksina Pfizer me dy doza. /noa.al